Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të femrave e ka fituar ndeshjen miqësore kundër Malit të Zi me rezultatin 3:2. Ishte kjo edhe fitorja e parë e arritur në Kosovë, pas një cikli jo të mirë kualifikues për kampionatin botëror që mbahet në vitin 2019 në Francë.
Kosova përfundoi e fundit në Grupin 2 pa asnjë fitore në tri përballje, kundër Shqipërisë, Greqisë dhe Maltës. Kosova i kishte humbur të tri ndeshjet, shkruan sot “Koha Ditore”. Fitorja e arritur të dielën në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë u vlerësua pozitive për të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësja e Kosovës, Afërditë Fazlija, ka vlerësuar lart potencialin e disa futbollisteve.
“Ishte një lojë e vështirë dhe e mirë. Mendoj se edhe terreni vendas ishte një përparësi. Prej ndeshjeve kualifikuese që i kishim në prill të këtij viti, tash kemi aplikuar disa elemente që sa kanë qenë pozitive po aq edhe të rrezikshme. Ne dy tri ditë patëm përgatitje dhe e nisëm ndeshjen me tri lojtare 16-17 vjeçare, por kemi edhe disa futbolliste që kanë cilësi të lartë. Ne duhet shumë të punojmë, dhe në planet tona është që në janarin e vitit 2018 të marrim pjesë në një turne ku do të kemi ballafaqime me kombëtare cilësore, dhe kjo do të na ndihmojë që të krijojmë një strukturë të mirë për ndeshjet e tjera”, ka thënë Fazlija... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.