Sport

Dallimi i Arsenalit me dhe pa Mustafin

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, po shndërrohet në figurën kyçe në mbrojtjen e Arsenalit.

Futbollisti mungoi në disa ndeshje në fillim të këtij sezonit, por që nga rikthimi ka shkëlqyer me dy superparaqitje.

Se sa i rëndësishëm është bërë për mbrojtjen e “Topçinjve” tregojnë rezultatet e klubit me Mustafin në ekip dhe pa të në ekip.

Pa Mustafi, Arsenali në vetëm 6 ndeshje në ligë ka pësuar 15 gola. Ndërsa me Mustafin në lojë, për shtatë ndeshje, Arsenali ka pësuar vetëm një gol.