Sport

Monaco çon në shtëpi Cityn e Guardiolas

Descriptive Text

Manchester City i Pep Guardiolas është përshëndetur nga Liga e Kampionëve, pasi është mposhtur në udhëtim te Monaco.

Francezët arritën të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë, dhe me fitore prej 3 me 1 arrijnë të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton Koha.net.

Përkundër që rezultati i përgjithshëm ishte i barabartë, 6-6, ishin 3 golat mysafir që e dërgojnë tutje Monacon.

Golat e fitores për Monacon i shënuan Mbappe, Fabinho, e Bakayoko. Kurse golin e vetëm për Cityn e shënoi Sane.