Sport

Trepça paralajmëron spektakël në debutimin evropian

Me gjithë avantazhin e zhvillimit të dy ndeshjeve në shtëpi, Trepça nuk vlerësohet favorite ndaj skuadrës rumune Potaissa Turda.

Një fakt i tillë është pranuar edhe nga sajti i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), të premten. Trepça të shtunën (sot) e të dielën (nesër) përballet me Turdan rumune në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll për meshkuj.

EHF-ja ka shkruar se Trepça feston kthimin në gara evropiane pas 11 vjetësh, por në fakt ky është debutim evropian për "xehetarët". Në edicionin 2005\06 Trepça është dashur të luajë tri ndeshje në grup, në raundin e dytë të Challenge Cup. Ndeshjet është dashur të luhen në Rusi, por shteti rus nuk mundësoi hyrjen e mitrovicasve.

Kështu Trepça humbi të tri ndeshjet me rezultat zyrtar dhe pas krizës së gjatë në edicionin e kaluar doli nënkampione dhe siguroi dalje të re në Evropë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.