Juventusi kërkon mbrojtësin e Milanit

Juventusi kërkon mbrojtësin e Milanit

24 nëntor 2017 23:17

Juventusi është duke e konsideruar transferimin e yllit të Milanit, Alessio Romagnoli, në rast se “Rossonerët” dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Milani është 11 pikë larg vendit të katërt, Romës, me romakët që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton Koha.net.

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone kishte thënë se klubi duhet të shesë “një apo dy top lojtarë” nëse nuk arrihet top katërshja, dhe Tuttosport raporton se Juve është i interesuar për Romagnolin.

Kampioni i Italisë është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për qendërmbrojtësin e talentuar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme