Lituania e pamëshirshme ndaj Kosovës në basketboll

Lituania e pamëshirshme ndaj Kosovës në basketboll

24 nëntor 2017 20:47

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka nisur me humbje fazën e kualifikimit për në Botërorin “Kina 2019”.

Në ndeshjen e sotme në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga gjiganti, Lituania, raporton Koha.net.

Kosova u mbajt për mrekulli në pjesën e parë, përderisa arriti të përmbyllë çerekun e parë të takimit në epërsi, 21-20, kurse çereku i dytë përfundoi 14-15 për lituanezët.

Ekipet shkuan në pushimin e pjesëlojëve me rezultat të barabartë prej 35-35.

Lituania ndezi “motorët” në pjesën e dytë, duke e mbyllur çerekun e tretë me epërsi prej 13 pikëve, 12-25, dhe forma e lartë e tyre vazhdoi edhe në çerekun e fundit, kurse rezultati përfundimtar i takimit ishte 61-99.

Më të mirët në parket në radhët e Kosovës ishin Dardan Berisha me 19 pikë, dhe Bamforth me 17 sosh.

Te Lituania më i dalluari ishte Juskevicius me 16 pikë, i ndjekur nga Orelik me 12.

Përveç Kosovës dhe Lituanisë, në Grupin C janë edhe Polonia e Hungaria.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme