Sport

Bonucci në radarin e Realit

Descriptive Text

Leonardo Bonucci që këtë verë u transferua te Milani , ende nuk e ka gjetur veten në këtë skuadër, ashtu siç luante te Juventusi.

Por kjo pak rëndësi ka, sepse për 29-vjeçarin interesohet njëri prej klubeve më të mëdha në botë.

Bëhet fjalë për Real Madridin, që pritet të bëjë një ofertë për mbrojtësin italian, duke parë që “kuqezinjtë” do ta kenë thuajse të pamundur të renditen mes katër skuadrave më të mira të Serisë A në fund të sezonit, transmeton kp.

Pa pjesëmarrjen e mundshme të Milanit në Ligën e Kampionëve, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi në këtë transferim të mundshëm do të ndikojë edhe dëshira e vetë lojtarit, që po kritikohet shumë me paraqitjet e tij te Milani.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Realit, pasi duhet kujtuar faktin që Milani për të i ka paguar Juventusit plot 40 milionë euro.