Sport

Messi fiton Këpucën e Artë

Ylli argjentinas e fiton për të katërtën herë këtë çmim individual.

Sot është bërë ndarja e çmimit Këpuca e Artë, trofe ky që shkoi në duart e Lionel Messit.

Argjentinasi ka pasur një sezon fantastik në aspektin personal, duke realizuar 37 gola në La Liga stinorin e shkuar, ndonëse nuk arriti ta mbronte titullin e kampionit me Barçën, transmeton kp.

Ishte bashkëlojtari i tij te Barcelona, Luis Suarez ai që ia dorëzoi këtë çmim, pasi uruguaiani një vit më parë ka qenë fitues i Këpucës së Artë.

Kjo është hera e katërt që Messi e fiton Këpucën e Artë, aq herë sa e ka edhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit.

Messi e ka fituar këtë çmim në vitet 2010, 2012 dhe 2013.