Jashanica tregon planet: Luaj në Belgjikë ose Rusi

Jashanica tregon planet: Luaj në Belgjikë ose Rusi

24 nëntor 2017 09:46

Bajram Jashanica dje nisi nga stoli takimin ndaj Dinamos së Kievit, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e la jashtë fushave për disa ditë.

Jashanica është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga korçarët, ndoshta që në merkaton e janarit dhe një gjë të tillë e pranon vetë mbrojtësi korçar në një deklaratë për Supersport.

“Është e vërtetë që po negociohet mbi shitjen time, sepse të gjithë e duam një aventurë në Europë dhe nuk kam pse e fsheh. Është ende herët për të treguar emra, por besoj se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi ose Belgjikë”, tregoi numri 5 i korçarëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme