Sport

Panucci i kënaqur me tre kosovarët e rinj të Shqipërisë

Seleksionuesi i Shqipërisë, Christian Panucci, është i kënaqur me dy "zbulimet" e tij të fundit – kosovarët, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviq.

Ata debutuan me Shqipërinë në miqësoren e 13 nëntorit ndaj Turqisë dhe italiani u shpreh se ishin të mirë, por që pritet edhe më shumë nga ata. Shqipëria e fitoi këtë ndeshje (3:2) të luajtur në Antalya, shkruan sot Koha Ditore.

"Kamer Qaka është një lojtar me shumë talent dhe unë jam shumë i kënaqur që e grumbullova. Ajdareviqi, gjithashtu, ka cilësi, por i duhet më shumë besim. Më pëlqyen shumë se si luajtën dhe them se janë lojtarë të rëndësishëm", ka thënë Panucci, të enjten në konferencën për media në Tiranë.

I ftuar për ndeshje me Turqinë, ishte edhe mesfushori tjetër kosovar, Ylber Ramadani. Por nuk debutoi. Ai është lojtar i rëndësishëm i ekipit Shpresa (U21) të Shqipërisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.