Serbët politizojnë ndeshjen, Kosova kërkon të respektohet

Serbët politizojnë ndeshjen, Kosova kërkon të respektohet

23 nëntor 2017 08:44

Ashtu siç pritej, serbët kanë politizuar menjëherë përballjen e Kosovës me Serbinë në hendboll, përkatësisht me hendbollistet më të reja se 20-vjet, shkruan sot Koha Ditore.

Shorti i tërhequr të martën ka bërë që U-20 e Kosovës dhe U-20 e Serbisë të jenë në të njëjtin grup në eliminatoret për botërorin e vitit të ardhshëm. Turneu i këtij grupi duhet të luhet në mars të vitit tjetër.

Federata e Hendbollit e Serbisë vetëm të mërkurën ka reaguar për shortin, ndërsa topin e ka gjuajtur te politika, përkatësisht te organet drejtuese të vendit. Serbia e ka të drejtën e parë për të organizuar turneun e grupit.

"Në pajtueshmëri me vendimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe pas konsultimit me Ministrinë, Këshilli Drejtues i Federatës së Hendbollit të Serbisë do të marrë vendimin përfundimtar. Do t'iu përmbahemi instruksioneve të kreut shtetëror", ka thënë të mërkurën Bozhidar Gjurkoviq, kryetar i Federatës së Hendbollit të Serbisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme