Dybala qetëson tifozët, thotë se do të vazhdojë me Juven

Dybala qetëson tifozët, thotë se do të vazhdojë me Juven

16 shkurt 2017 21:12

Paulo Dybala e sheh veten te Juventusi edhe për shumë vjet, ndërsa siguron tifozët se shumë shpejt di të nënshkruajë kontratën e re.

Talenti argjentinas, ka kontratë me klubin deri më 2020, por me kontratën e re ai do ta vazhdojë qëndrimin edhe për një vjet më shumë deri më 2021, transmeton KTV.

Nga 3.5 milionë euro sa merr në vjet, Dybala do të marr 5.5 milionë euro dhe deri në fund të kontratës kjo do të rritet deri në 7.5 milionë.

“Jemi shumë afër marrëveshjes dhe mungojnë vetëm detajet. Agjenti im do të arrijë në Itali për të biseduar me drejtorin Marotta, por ekziston vullneti i dyanshëm për rinovimin e kontratës”, ka thënë Dybala për Sky Italia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme