Në Basel po rritet një tjetër yll me mbiemrin Shaqiri

Në Basel po rritet një tjetër yll me mbiemrin Shaqiri

22 nëntor 2017 09:45

Te klubi i futbollit Basel u rrit dhe u bë yll futbolli mesfushori i krahut, Xherdan Shaqiri. Te kjo skuadër është duke u rritur dhe në rrugë për t'u bërë yll një tjetër futbollist me mbiemrin Shaqiri.

Është Erijon Shaqiri që ditë më parë i mbushi 15 vjet. Ai luan për ekipin U-16 të Baselit në pozitën e sulmuesit qendror, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-ylli i Baselit, tash i Stoke Cityt, Xherdani dhe Erijoni, ndonëse vijnë nga Komuna e Gjilanit, nuk kanë lidhje familjare.

Por synimi i Erijonit është që të arrijë nivelin e Xherdanit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme