Dy adhurues si të Trepçës

Dy adhurues si të Trepçës

22 nëntor 2017 09:27

Angazhimi i basketbollistëve amerikanë Mark Williams e Julian Hyden te Trepça muajin e shkuar bëri që klubi mitrovicas në gjashtë ndeshjet e fundit të regjistrojë dy fitore pas katër humbjeve rresht në nismë të stinorit.

Williams e Hyden janë dëshmuar si liderë te Trepça që startoi me lojtarë vendorë, kryesisht të rinj shkaku i krizës financiare që kaploi klubin edicionin e shkuar e po e mban ende, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, Trepça nuk do të kishte përballuar transferimin e amerikanëve sikur të mos ishin dy qytetarë të Mitrovicës që jetojnë e veprojnë në SHBA.

Falë tyre, Trepçës i është mundësuar të ketë në përbërje dy të huaj, që pas dhjetë xhirove janë liderë në IP Superligën e Kosovës për pikë të shënuara. Williams prin në listë me 26.8 pikë për ndeshje i ndjekur nga Hyden me 25 sosh. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme