Sport

Liverpooli lëshon fitoren nga duart, Sevilla bën rikthimin e madh

Liverpooli ka lëshuar fitoren nga duart në takimin dramatik në Sevilla në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Anglezët kishin rezultatin 3 me 0 në pjesën e parë të takimit, por Sevilla me një rikthim rezultati siguroi barazimin që tashmë hap garën për pozitën e parë të grupit

Ben Yedder realizoi dy gola për rezultatin 3 me 2 ndërsa Pizarro ishte heroi i këtij takimi kur realizoi golin e barazimit.

Me këtë barazim Liverpooli ka tetë pikë, një më shumë se Sevilla në pozitën e dytë.

Liverpooli ndeshjen e ardhshme e zhvillon me Spartakun e Moskës, derisa Sevilla i shkon Mariborit.