Sport

Asensio ultimatum Zidanet

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio besohet se i ka thënë trajnerit Zinedine Zidane se do të largohet nga klubi nëse nuk i garantohen më shumë minuta gjatë këtij sezoni.

Asensio është njëri prej lojtarëve më premtues në Europë, por ka zhvilluar vetëm katër ndeshje nga minuta e parë në La Liga. Mungesa e minutave raportohet se vjen shkaku i mungesës së besimit që Zidane e ka te lojtari.

Gazeta britanike “The Mirror” raporton se 21-vjeçari i ka dhënë ultimatum Zidane që të ketë më shumë minuta, përndryshe rrezikon largimin.

Spanjolli gjatë verës vazhdoi kontratën deri në verën e vitit 2023.