Sport

Udinese shkarkon trajnerin

Udinese zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin Luigi Delneri dhe në vend të tij pritet të vijë Massimo Oddo.

Pas humbjes nga Cagliari në fundjavë, u shpërndanë shumë spekulime se Del Neri është në fund të detyrës së tij. Kjo u konfirmua sot nga klubi bardhezi.

“Udinese mund të konfirmojë se trajneri i ekipit të parë Luigi Delneri dhe asistenti Giuseppe Ferazzoli janë liruar nga detyrat e tyre”, ka njoftuar klubi.