Sport

“Indian Wells” sjell përballjen Nadal - Federer

Roger Federer dhe Rafael Nadal do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, si në finalen e “Australian Open”. Këtë radhë, sfida mes tyre është ajo e fazës së 1/8-ave të finaleve të turneut “Masters” të “Indian Wells” në Miami.

Federer u kualifikua për në këtë raund pasi mundi amerikanin Steve Johnson me rezultatin 2-0. Nuk ishte një sfidë e lehtë kjo për 35-vjeçarin, që u desh të zgjidhte fatin e të dy seteve me anë të “tie break”-ut, 7-6; 7-6.

Ndërsa Rafael Nadal u kualifikua për në 1/8-at e finaleve pasi fitoi derbin spanjoll me Fernando Verdasco, me rezultation 2-0. Nadal u shfaq më mirë se kundërshtari i tij në momentet më vendimtare të sfidës dhe i fitoi setet 6-3; 7-5.

Një vend mes 16 më të mirëve siguroi edhe Novak Gjokoviq, që eliminoi Juan Martin Del Potro 2-1. Djokoviç e fitoi setin e patë 7-5, por argjentinasi iu kundërpërgjigj në të dytin duke e fituar 6-4. Në setin final, Gjokoviq e dominoi rivalin e tij duke e fituar atë 6-1, transmeton TCH.

U kualifikua për në 1/8-at e finaleve të “Indian Wells” edhe Kei Nishikori, që mposhti Gilles Muller me rezultatin 2-0. Japonezi ishte dominues në fushën e lojës dhe i mbylli të dy setet me të njëjtin rezultat 6-2. Kundërshtari i radhës së Nishikorit do të jetë amerikani Donald Young, që mundi francezin Pouille me rezultatin 2-1 me sete, 6-4; 1-6; 6-3.