Kualifikohet Albin Tahiri, shtetet fqinje kualifikohen pas ankesës dhe presionit

Kualifikohet Albin Tahiri, shtetet fqinje kualifikohen pas ankesës dhe presionit

16 shkurt 2017 21:03

Skitari, Albin Tahiri i ka siguruar kualifikimet për garën e së premtes që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës, në disiplinën e sllallomit të madh.

Shtetet fqinje si Maqedonia, Mali i Zi e Serbia, nuk kanë arritur të kualifikohen për këtë garë.

Por, pas ankesës dhe presionit në mbledhjen që u mbajt në Zvicër, shtetet e lartcekura përfundimisht do të marrin pjesë në garë, edhe pse nuk e kanë siguruar kualifikimin në mënyrë të rregullt.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme