Sport

Flamini në prova te Rayo

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Milanit, francezi Mathieu Flamini, do të provohet te skuadra e Rayo Vallecanos që bën gara në kategorinë e dytë të Spanjës për të bindur shtabin teknik që t'i ofrojë kontratë.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet spanjolle. Flamini, 33-vjeçar, është pa klub prej muajit qershor dhe është i interesuar që karrierën ta vazhdojë te Rayo Vallecano.

Flamini karrierë ka bërë edhe te Crystal Palace e Olympique Marseille, kurse ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Francës. Rayo Vallecano po lufton për t'u futur në elitën e futbollit spanjoll edicionin tjetër.

Aktualisht zë vendin e gjashtë në kategorinë e dytë, me 24 pikë pas 15 xhirove.