Sport

Reali nuk heq dorë nga De Gea

Descriptive Text

Skuadra e Real Madridit po insiston në transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea në fund të këtij edicioni.

Gazeta spanjolle "Marca" të hënën ka raportuar se Reali ka bërë gati një ofertë prej 75 milionë eurosh për kartonin e De Geas, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Portieri i Përfaqësueses së Spanjës shihet si njeriu i duhur për të zëvendësuar Keylor Navasin, i cili pritet të largohet nga "Santiago Bernabeu" në fund të këtij edicioni.

De Gea, 27-vjeçar, është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2011, kur u transferua nga Atletico Madridi për 25 milionë euro, shkruan Koha Ditore.

Ai me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2019, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.