Sport

Haye anulon meçin me Bellewin pas lëndimit të çuditshëm

David Haye është detyruar ta shtyjë përballjen e tij të peshës së rëndë në boks me Tony Bellewin, pasi ka pësuar lëndim të dorës kur është rrëzuar nga shkallët.

Haye ishte paraparë të ndeshej në një rimeç me Bellewin më 17 dhjetor në "O2 Arena" në Londër, shkruan Koha Ditore.

Bellew kishte befasuar Hayen në përballjen e parë mes tyre në mars, duke e ndalur atë me nokaut teknik në raundin e 11-të.

Mirëpo, Haye kishte luftuar në një pjesë të madhe të meçit me tejzën e Akilit të këputur në njërën këmbë.

Haye 37-vjeçar ka dëmtuar bicepsin e tij, duke kapur parmakun gjatë ushtrimeve në shkallë dhe i është nënshtruar një operimi për të rikuperuar dorën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.