Sport

Berisha motivohet nga urrejtja dhe vërshëllimat e tifozëve

Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha, ka një mesazh për tifozët kundërshtarë në A-League: "Vazhdoni të vërshëlleni".

Sulmuesi kosovar ka insistuar se e motivojnë vërshëllimat e tifozëve kundërshtarë, gjë që e vërtetoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Perth Glory, shkruan Koha Ditore.

Ai shënoi gol në fitoren 2:0, kurse për 32-vjeçarin, ky ishte goli i tretë këtë edicion në pesë ndeshje të zhvilluara. Ai ia doli të shënojë ndaj Perth Gloryt me gjithë vërshëllimat e forta dhe fyerjeve që vinin nga tribunat sa herë që ishte në kontakt me topin.

Berisha është i urryer jo vetëm nga tifozët e Perth Gloryt, por edhe nga tifozët e skuadrave të tjera... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.