Sport

Kosova po bëhet gati: skuadra në fushë, punëtorët në tribuna

Descriptive Text

Nën zhurmën që punëtorët bënin në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku po punonin për ta bërë atë gati për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2019, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën ka nisur përgatitjet.

Përzgjedhësi Brad Greenberg, në stërvitjen e parë, atë të paradites, kishte disa mungesa. Amerikanët, Scott Bamforth e Shawn Jones, janë bashkuar në stërvitjen e pasdites, sikurse edhe Ergin Grosha, derisa ekipi do të kompletohet të martën (sot) me ardhjen e Erjon Kastratit nga Sllovenia, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova të premten në Prishtinë, do të përballet me Përfaqësuesen e Lituanisë në kuadër të Grupit C, kurse të dielën do të udhëtojë në Debrecen për t'u përballur me Hungarinë. Pjesë e këtij grupi eliminator për Botëror është edhe Përfaqësuesja e Polonisë.

Kosova do të mbajë nga dy stërvitje, kurse në ditën e ndeshjes - të premten - do të stërvitet paradite... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.