Sport

WBA e sheh shpëtimin tek Allardyce

West Bromwich Albion raportohet se po konsideron të sigurojë shërbimet e Sam Allardyce pas shkarkimit të Tony Pulisit.

59-vjeçari u shkarkua të hënën pas humbjes 4 me 0 nga Chelsea.

Ekipi ka vetëm një pikë më shumë se ekipet që eliminohen pasi ka siguruar vetëm dy fitore në 12 ndeshje sivjet.

Sipas “The Mirror”, klubi tani është në kërkim të Allardycet që njihet për “mbijetesë” në Premier Ligë.