Telashe në mbrojtjen e Real Madridit

Telashe në mbrojtjen e Real Madridit

16 shkurt 2017 20:56

Real Madrid ka marrë një lajm të keq pas fitores ndaj Napolit, në fazën e eliminimit direkt, në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni Sergio Ramos pati probleme me këmbën e djathtë pas ndërhyrjes së Callejon-it në fillim të ndeshjes, por luajti deri në minutën e 71-të, kur u zëvendësua nga Pepe, transmeton KTV.

Portugezi hyri në lojë për t’u rikthyer nga lëndimi, që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një muaj

Tekniku Zidane është në pritje të rezultateve nga stafi mjekësor për të ditur shkallën e lëndimit të mbrojtësit spanjoll.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme