Revoltohen tifozët e Arsenalit, kthejnë biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit

Revoltohen tifozët e Arsenalit, kthejnë biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit

16 shkurt 2017 20:50

Tifozët e Arsenalit e kanë përjetuar shumë rëndë disfatën e thellë nga Bayern Munchen, në ligën e Kampionëve.

Në Web-faqen ku shiten biletat, nuk kishte asnjë vend të lirë, me “Gunners” që kishin blerë të gjitha biletat për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet me 7 Mars në “Emirates Stadium”, transmeton KTV.

Por disa orë më vonë, pas disfatës turpëruese në Allianz Arena, pothuajse tërë biletat janë kthyer në rishitje nga tifozët e Arsenalit, me Emirates që tani është pothuajse i tëri i lirë, nga i mbushur sa ishte disa orë më herët.

Fansat e Arsenalit kërkojnë edhe largimin e Arsene Wenger, dhe si duket humbja ndaj bavarezëve, do të ketë pasoja të mëdha në ecurinë e klubit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme