Sport

Richarlisonit i ishte drejtuar revolja në kokë kur ishte 14 vjeç

Richarlison vendos gishtin në ballë. Atij i është bërë pyetje që të bëjë me gisht se ku i është drejtuar arma kur është kërcënuar.

Ai ishte vetëm 14-vjeçar, pa brenga dhe luante futboll në rrugët e Nova Venecias, në jug-lindje të Brazilit, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe atij i ishte drejtuar arma në ballë dhe ai person e kishte kërcënuar pasi kishte shkelur në territorin e tij të dilerizmit me drogë.

“Në atë moment isha shumë i frikësuar”, thotë ylli i ri i Watfordit.

“Pasi nëse do të tërhiqte këmbëzën çdo gjë do të mbaronte. Ai na tha neve se po të na gjente sërish do të na qëllonte pa kurrfarë problemi, si mua ashtu edhe shokët e mi. Mendoj se ata më kishin përzierë me dikë tjetër. Ishin trafikues të drogës që menduan se po vjedhja drogën e tyre, por unë thjesht po luaja me shokët e mi. Unë ktheva kokën dhe nisa të vrapoja. Kurrë më nuk u ktheva në atë rrugë. Nuk i thashë asgjë atij. Isha shumë i frikësuar”.

Është vetëm një pjesë e stories në zonën ku u rrit ai, Nova Venecia. Ai është kthyer atje vetëm javën e kaluar, bëri një pushim në shtëpi pas një starti mbresëlënës të stinorit që e ka vënë në radar të skuadrave kundërshtare dhe të skautëve.

Richarlison ka një lidhje të thellë me këtë zonë ku familja jeton... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.