Sport

Nigeria ka një skuadër bobsledi të nivelit olimpik

Descriptive Text

Për herë të parë në histori të borës dhe akullit, Nigeria, një vend me mungesë bore dhe akulli, pritet të ketë sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Drejtuesja Seun Adigun dhe frenueset Ngozi Onwumere dhe Akuoma Omeoga, të gjitha sportiste të lindura në SHBA nga prindër nigerianë, kanë kompletuar me sukses pesë gara kualifikuese, parimisht duke siguruar kualifikimin për Lojërat Olimpike Dimërore në sportin bobsled në konkurrencë të femrave, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Skuadra, që është duke u ndihmuar nga një iniciativë e suksesshme në faqen “GoFundMe”, pritet të garojë në garën dyshe në Pyeongchang të Koresë së Jugut në muajin shkurt. Adigun do të jetë drejtuesja, ndërsa ndonjëra nga dy frenueset do të jetë ndihmëse e saj.

Është vërtet një storie familjare.

Duket se çdo katër vjet ka sportistë nga vendet ku nuk është vërtet ftohtë, që arrijnë në Lojërat Olimpike Dimërore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.