Guardiola përgatit lojtarët për rotacion

Guardiola përgatit lojtarët për rotacion

20 nëntor 2017 10:38

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është duke planifikuar si të përdorë në mënyrën më të mirë skuadrën e tij të talentuar, ndërsa Manchester City është duke u futur në një orar mjaft të ngjeshur.

Manchester City ka mbajtur startin e mrekullueshëm me fitoren 2:0 në udhëtim ndaj Leicester Cityt, duke fituar ndeshjen e 11-të nga 12 të parat në Premier League, dhe duke mbajtur kështu një epërsi prej tetë pikëve në krye të renditjes, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo, seria rekorde e klubit prej 16 fitoreve rresht ka ardhur me një kosto, pasi mbrojtësi John Stones është larguar me një lëndim muskulor dhe Guardiola pret që ai të mungojë katër deri në gjashtë javë.

Humbja e Stonesit ka vënë në telashe Cityn, që ka në total edhe 12 ndeshje në të gjitha garat deri në fund të vitit 2017. City është pa mbrojtësin anësor Benjamin Mendy, që po ashtu është i lënduar.

Guardiola ia ka bërë me dije lojtarëve të tij që të jenë të gatshëm për rotacion për ndeshjet e radhës, duke nisur nga përballja e të martës mbrëma në shtëpi ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme