Dallimi i vogël në pikë bën që Superliga të jetë pa favorit

Dallimi i vogël në pikë bën që Superliga të jetë pa favorit

20 nëntor 2017 09:50

Vetëm gjashtë pikë është dallimi në mes të Drenicës së vendit të nëntë me Llapin që prin në klasifikimin e Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Të premten e të shtunën është luajtur xhiroja e 15-të, por për dallim nga edicionet e kaluara, ende nuk ka një apo dy-tri skuadra që favorizohen në garën për titull, shkruan sot “Koha Ditore”. Gara për titull është e hapur si asnjëherë më parë. Këtë e mundëson dallimi i vogël në pikë i skuadrave.

Ky vlerësohet të jetë kampionati më i barabartë deri më tani. Një shkëputje, por negative, e kanë bërë Besa, Flamurtari e Vllaznia që janë në fund. Drenica si e nënta ka 21 pikë, ndërsa Besa në vendin e 10 i ka vetëm 13 pikë. Flamurtari ka mbledhur 11 pikë, ndërsa Vllaznia vetëm pesë.

Trajneri Afrim Tovërlani pret që dallimi në pikë mes skuadrave të jetë i vogël edhe në vazhdim të kampionatit.

“Është kampionati më i baraspeshuar i pasluftës dhe do të vazhdojë të jetë i barabartë. Arsye kryesore është sepse asnjë skuadër nuk ka arritur stabilitet më të gjatë, dhe të gjitha ekipet kanë pasur oscilime. Përndryshe sikur njëra të kishte një seri prej 4-5 fitoreve rresht, do të distancohej nga të tjerat. Realisht nuk ka pasur ngritje, por vetëm baraspeshim të shumicës së skuadrave”, ka thënë Tovërlani të dielën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme