Istogu debuton me humbje të thella

Istogu debuton me humbje të thella

20 nëntor 2017 08:59

Istogu është mbajtur më mirë të dielën, por ishte larg që të bënte befasi në përballje me skuadrën holandeze Virto/Quintus.

Me rezultatin e përgjithshëm 76:34, Istogu është eliminuar në rrethin e tretë të Challenge Cup në hendboll për femra, shkruan sot “Koha Ditore”. Për Istogun ishte hera e parë që luajti në gara evropiane. Dy ndeshjet janë luajtur në Holandë, në fshatin Kwintsheul.

Skuadra holandeze ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e fitoi me shifrat 36:13. Në atë ndeshje për Istogun gola realizuan vetëm pesë lojtare, ndërsa më efikasja ishte Elma Kameri me katër gola. Te Virto/Quintusi gola shënuan plot 11 lojtare.

Të dielën u zhvillua ndeshja e dytë, që mblodhi 300 shikues. Istogaset ishin më efikase duke shënuar 21 gola e duke pranuar 40. Elma Kameri ishte bindshëm më efikasja me 11 gola. Katër gola i pati kapitenia Albina Rugova, tri Arlinda Krasniqi, dy Arrita Kursani e një Fatjona Rexhaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme