Istogu është mbajtur më mirë të dielën, por ishte larg që të bënte befasi në përballje me skuadrën holandeze Virto/Quintus.
Me rezultatin e përgjithshëm 76:34, Istogu është eliminuar në rrethin e tretë të Challenge Cup në hendboll për femra, shkruan sot “Koha Ditore”. Për Istogun ishte hera e parë që luajti në gara evropiane. Dy ndeshjet janë luajtur në Holandë, në fshatin Kwintsheul.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra holandeze ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e fitoi me shifrat 36:13. Në atë ndeshje për Istogun gola realizuan vetëm pesë lojtare, ndërsa më efikasja ishte Elma Kameri me katër gola. Te Virto/Quintusi gola shënuan plot 11 lojtare.
Të dielën u zhvillua ndeshja e dytë, që mblodhi 300 shikues. Istogaset ishin më efikase duke shënuar 21 gola e duke pranuar 40. Elma Kameri ishte bindshëm më efikasja me 11 gola. Katër gola i pati kapitenia Albina Rugova, tri Arlinda Krasniqi, dy Arrita Kursani e një Fatjona Rexhaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.