Xhudistët vazhdojnë xhiron magjike

Xhudistët vazhdojnë xhiron magjike

20 nëntor 2017 08:29

Ndonëse mbetën pa medalje në botëror, xhudistët kosovarë po i afrohen fundit të një viti tjetër plot shkëlqim. Sa u takon rezultateve, xhudistët e trajnerit Driton Kuka vazhdojnë të jenë shumë para sportistëve të tjerë të vendit, të sporteve individuale e kolektive.

Janë Nora Gjakova e Distria Krasniqi që të premten fituan medalje të arta në turneun Grand Prix që u mbajt në Hagë, shkruan sot “Koha Ditore”. Turnetë Grand Prix janë prej më cilësorëve në sportin e xhudos, që vlerësohet se është shkëputur tashmë prej sporteve tjera luftarake.

Akil Gjakova mbeti pa medalje në Hagë, por paraqitja e tij u vlerësua lart. Ai është në pritje të medaljes së parë në turnetë e “turit botëror të xhudos”, por në Hagë i është afruar shumë asaj. Garoi të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë dhe u rendit i pesti.

Shënoi tri fitore para se të pësonte në gjysmëfinale nga moldavi me shtetësi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Victor Scvortov në “golden score”. Në “golden score” pësoi edhe nga gjermani Anthony Zingg në luftë për medalje të bronztë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme