Hetemaj shënon në barazimin ndaj Torinos

Hetemaj shënon në barazimin ndaj Torinos

19 nëntor 2017 17:03

Chievo ka marr një pikë në idhëtim te Torino, ndeshje në të cilën shënoi edhe mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj.

Hetemaj kaloi Chievon në epërsi kur po zhvillohej minuta e 14, transmeton Koha.net.

Hetemaj shënon ndaj Torinos

Në minutën e 34 vendasit shënuan golin e barazimit përmes Basellit, që doli të ishte i fundit për këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë Torino pati mundësi ideal për të shënuar golin e epërsisë, megjithatë Belotti nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 73.

Chievo mbeti me një lojtar më pak në fushë kur po zhvillohej minuta e 88, pasi me të kuq u përjashtua Radovanoviq.

Pas kësaj ndeshje Torino mban vendin e tetë me 18 pikë, përderisa Chievo në vendin e 10 ka 17 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme