Juventusi pëson nga Sampdoria Foto: Reuters

Juventusi pëson nga Sampdoria

19 nëntor 2017 16:46

Kampioni i Italisë, Juventusi ka pësuar humbje në udhëtim te Sampdoria.

Sampdoria siguroi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 3 me 2, transmeton Koha.net.

Epërsinë e parë vendasit e krijuan në minutën e 52 përmes Zapatas, kurse e dyfishoi Torreira në minutën e 71.

Tetë minuta më vonë Sampdoria shënoi edhe njëherë përmes Ferrarit, i cili realizoi pas asistimit nga Quagliarella.

Për Juven shënuan Higuain, në minutën e 90+1, dhe Dybala tre minuta më vonë.

Përkundër kësaj humbje Juventusi vazhdon të mbajë vendin e dytë me 31 pikë, kurse Sampdoria në vendin e gjashtë ka 26 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme