Kane hedh poshtë çdo mundësi të largimit nga Tottenhami Foto: Reuters

Kane hedh poshtë çdo mundësi të largimit nga Tottenhami

19 nëntor 2017 14:38

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane ka konfirmuar se nuk dëshiron të largohet asnjëherë nga klubi londez, përkundër interesimit të klubeve të mëdha.

Kane është lidhur me një kalim te Real Madridi, por ai ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit, transmeton Koha.net. Ai është pjesë e “Spursave” që nga mosha 11 vjeçare.

“Synimi im është që të luajë gjithë karrierën time vetëm për Tottenhamin. Kemi një ekip fantastik, trajner të mrekullueshëm, një qendër të stërvitjes profesionale dhe po ndërtojmë një stadium të ri. Për momentin gjithçka po më përshtatet këtu dhe jam i lumtur”, është shprehur Kane për Bild am Sonntag.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme