Sport

Di Francesco: Derbi? Më mirë kur e fiton si trajner

Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren në derbi, është shfaqur trajneri i verdhekuqve, Eusebio Di Francesco. Ky i fundit ka fituar derbi edhe si futbollist i Romës, por tregoi se ky triumf si trajner, është edhe më i bukur.

“Fitorja në këtë derbi të parë është e mrekullueshme dhe për më tepër, pasi erdhi pas një loje shumë të mirë. Kam fituar edhe si lojtar, në derbi, por të fitosh si trajner, qenka e mrekullueshme”, tha Di Francesco.

Trajneri i verdhekuqve vlerësoi performancën e Nainggolanit, ndërsa theksoi se skuadra mund të pretendojë titullin, nëse vijon të luajë kështu, transmeton Supersport.

“E thërrisnin ‘Ninja’, por Nainggolan është vërtetë një superhero. Këmbënguli të luajë, edhe pse kishte dhimbje në këmbë, ndërsa ia doli të shënojë edhe një supergol. Nëse vijojmë me këto paraqitje, nuk kemi pse fshihemi, por mund të pretendojmë titullin”, u shpreh Di Francesco.