Napoli nuk gabon, fiton derbin ndaj Milanit Foto: Reuters

Napoli nuk gabon, fiton derbin ndaj Milanit

18 nëntor 2017 22:41

Pas barazimit në xhiron e fundit me Chievon, Napoli i është rikthyer fitores në Serie A duke e mposhtur sonte Milanin në stadiumin “San Paolo”.

Lideri i Serie A derbin e sotëm e fitoi me rezultat prej 2 me 1, raporton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Insigne në minutën e 33 pas asistimit nga Jorginho. Kurse golin e dytë e shënoi Zielinski në minutën e 73 pas një asistimit nga Mertens.

Kurse golin e vetëm për Milanin e shënoi Romagnoli në minutën e 90+1.

Napoli mbetet lider por tani me 35 pikë, e Milani mban vendin e shtatë me 19 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme