Sport

Gjakova: I kënaqur me performancën, jo me rezultatin

Xhudisti Akil Gjakova nuk arriti që të kurorëzohet me medalje në Grand Prix të Hagës gjatë garës së sotme.

Gjakova thotë se është ndarë i kënaqur me performancën e tij, por jo edhe me rezultatin, transmeton Koha.net.

“Vendi i pestë sot në Hagë. I lumtur me performancën, por jo edhe me rezultatin. Pikë të reja”, ka shkruar Gjakova në Facebook.

Ai sot u mposhtë në luftë për medaljen e bronztë nga xhudisti gjerman, Anthony Zingg.