Arsenali është duke monitoruar mesfushorin e Stuttgartit, Berkay Ozcan, ka njoftuar agjenti i lojtarit.
19-vjeçari ka debutuar për ekipin e ligës së dytë në muajin gusht dhe deri më tani ka realizuar 18 paraqitje në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForma e tij e mirë në Bundesliga 2 ka joshur interesimin e shumë klubeve europiane, por agjenti i tij Baris Yukselen ka konfirmuar se Arsenali është duke e monitoruar për së afërmi.
“Shumë klube janë të interesuara për Berkayn. Arsenali e ka në listë lojtarin, por për momentin ai është i fokusuar te Stuttgarti”, ka thënë Yukselen për football.london.
