Sport

Ibrahimoviq rikthehet në fitoren bindëse të Unitedit ndaj Newcastlet

Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse ndaj Newcastle Unitedit, transmeton Koha.net.

Skuadra e Jose Mourinhos dominoi takimin, ndërsa u tregua shumë efikase, duke konkretizuar katër nga pesë goditjet brenda kornizës së portës së kundërshtarit.

Mysafirët nisën më mirë takimin duke kaluar të parët në epërsi në minutën e 14 përmes Gayle.

Unitedi u kundërpërgjigj për mrekulli duke përmbysur rezultatin.

Shifrat i barazoi Martial në minutën e 37, kurse në minutën e 45+1 Smalling i dha epërsinë e parë Unitedit.

Në pjesën e dytë shënuan Pogba e Lukaku, për rezultatin përfundimtar 4 me 1.

Pas një kohe të gjatë është rikthyer edhe Zlatan Ibrahimoviq, i cili në minutën e 77 u inkuadrua në vend të Martialit.

Unitedi pas kësaj fitore rikthen pozitën e dytë, që e mban me 26 pikë, përderisa Newcastle në vendin e 11 ka 14 pikë.