Sport

Soler synimi kryesor i Unitedit në janar

Raportohet se mesfushori i Valencias, Carlos Soler ka kërkuar nga ekipi i tij që të pranojë ofertën e Unitedit në afatin kalimtar të janarit, raporton The Sun.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho raportohet se ka bërë Solerin synimin kryesor për afatin kalimtar të janarit për të shtuar kreativitet në mesfushën e ekipit të tij, transmeton Koha.net.

Soler ka klauzolë largimi prej 80 milionë euro, megjithatë lojtari i ka kërkuar Valencias që të pranojë ofertën e Unitedit prej 50 milionë euro.