Sport

Gjakova fiton luftën e parë, synon të artën në Hagë

Descriptive Text

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kilogram, e ka fituar ndeshjen e parë, në kuadër të garës për Çmimin e Madh të Holandës.

Pas një lufte të fortë kundër xhudistit gjerman, Schamil Dzavbatyrov, në vazhdime Akili e hodhi për Wazari.

Në xhiron e dytë Gjakova do të takohet me garuesin nga Britania e Madhe, Daniel Williams.

Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë rrëmbyer medaljet e arta në Grand Prix – Hagë.

Në kategorinë 57 kilogramë, Gjakova në finale e mposhti gjermanen, Theresa Stoll. Gjakova e mposhti gjermanen në finale me wazari dhe ippon.

Ndërsa, Distria Krasniqi është shpallur kampione në kategorinë 52 kilogramë. Ajo në finale e mposhti me ippon xhudisten spanjolle, Estrella Lopez Sheriff. Krasniqi kishte fituar tre meçe për të arritur në finale të këtij turneu të rëndësishëm.