Kosova është në grup të fortë, por megjithatë synon të lërë një përfaqësuese prapa dhe të kalojë në raundin e dytë kualifikues për botërorin e basketbollit "Kina 2019".
Për përfaqësuesen e Kosovës në basketboll është vlerësuar sukses historik sigurimi i raundit të parë të kualifikimeve për botëror. Në parakualifikime Kosova la pas Maqedoninë dhe së bashku me Estoninë kaloi tutje nga Grupi C, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrapë është në Grupin C, por në raundin të parë kualifikues për botëror, ndërsa përballë do të ketë Lituaninë, Hungarinë e Poloninë.
Në raundin e parë kualifikues paraqiten 32 përfaqësueset më të mira evropiane. Prej tyre 24 kalojnë në raundin e dytë kualifikues. Kjo nënkupton se vetëm përfaqësueset e fundit në grup nuk kalojnë tutje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.