Gjakova e Krasniqi në finale të “Grand Prix Hagë” Foto: Ilustrim

Gjakova e Krasniqi në finale të “Grand Prix Hagë”

17 nëntor 2017 16:39

Xhudistet kosovare Nora Gjakova e Distria Krasniqi tashmë kanë siguruar medaljet e argjendta në “Grand Prix Hagë”, pasi janë plasuar në finale të kësaj gare dhe do të luftojnë për të artën.

Gjakova, që garon në kategorinë deri 57 kilogramë, në gjysmëfinale e mposhti belgen, Mina Libeer, dhe në finale do të përballet me nënkampionen evropiane Theresa Stoll të Gjermanisë, transmeton Koha.net.

Në kategorinë 52 kilogramë Distria Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti polaken Agata Perenc, dhe në finale do ta ketë përballë spanjollen, Estrella Lopez Sheriff.

Grand Prix Hagë është Kupë e Botës e vlefshme për ranglistën botërore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme