Sport

Chiellini paralajmëron largimin nga kombëtarja italiane

Descriptive Text

Chiellini mund të shkojë hapave të Gianluigi Buffon dhe Daniele De Rossit për t’u larguar nga përfaqësuesja italiane.

Qendërmbrojtësi i Juves, ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka lënë të hapur mundësinë e largimit, transmeton KP.

“Ende nuk e kemi të qartë atë çfarë ndodhi, ndoshta do ta kuptojmë në qershor”, ka thënë Chiellini.

“Duhet që kjo situatë të kthehet në një pikënisje të rilindjes. Duhen reforma e sidomos unitet. Mendova të largohesha nga kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, përshëndeta të gjithë shokët e mi të skuadrës në ‘San Siro’, por për të ardhmen time duhet të bëj vlerësimet me më pak emocione e me gjakftohtësi”, tha Chiellini.