Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni e dëshiron Giroudin

Bayern Munichu raportohet se është duke menduar për transferimin e sulmuesit Olivier Giroud nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

31-vjeçari ka refuzuar mundësinë për largim nga Londra gjatë verës përkundër transferimit të Alexandre Lacazette.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Giroud nuk ka luajtur nga minuta e parë asnjë ndeshje të këtij sezoni tek Arsenali, por gjatë vikendit të kaluar ka insistuar se nuk pendohet që refuzoi mundësinë për largim gjatë verës.

Sipas Sport Bild, Bayerni është në treg për një sulmues përkrahës të Robert Lewandowskit dhe gjermanët kanë identifikuar Giroudin si lojtarin e duhur për këtë pozitë.