Sport

Arsenali sërish kërkon Sterlingun

Arsenali raportohet se nuk është dorëzuar në kërkimin e shërbimeve të Raheem Sterlingut nga Manchester City.

22-vjeçari ishte i lidhur me një kalim në Emirates gjatë verës, duke u përfshirë në një marrëveshje për zëvendësimin e Alexis Sanchezit.

Sipas “DailyMail”, klubet tani janë gati që të bëjnë këtë transferim gjatë janarit.

Sterling ka shkëlqyer sivjet me dhjetë gola dhe dy asistime në të gjitha garat.