Chiesa drejt PSG-së

Chiesa drejt PSG-së

15 nëntor 2017 11:43

Babai i yllit të Fiorentinës, Federico Chiesas, Enrico është takuar me përfaqësues të klubit francez, PSG.

Sipas Firenze Viola, Enrico, është takuar me përfaqësuesit e PSG-së, për të biseduar rreth të ardhmes së 20 vjeçarit, transmeton kp.

Kjo nuk është hera e parë që Chiesa lidhet me një kalim te gjiganti francez, pasi edhe gjatë afatit kalimtar të verës ata ishin të interesuar për mesfushorin e Fiorentinës, për të cilin besojnë se mund të ndjekë hapat e Marco Verrattit, duke shkëlqyer në Ligue 1.

Italiani ka kontratë deri në vitin 2021 me ekipin nga Firenca, por interesimi i skuadrave të mëdha mund të bëjë që ai të largohet së shpejti në drejtim të një skuadre tjetër.

Përveç PSG-së, të interesuara për shërbimet e tij janë edhe Juventusi, Roma dhe Napoli.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme